|
Horoskopi javor, 05 Dhjetor 2009
DASHI (21/3 - 20/4)
Mos e lejoni veten të nervozoheni nga ndonjë e papritur. Situata është më e mirë sesa duket.
Nëse jeni akoma vetëm mund të keni fatin për të takuar një person që bën për ju.
Mos u influenconi nga këshillat e dikujt, që nuk është ekspert. Merrni mendimin e mjekut.
DEMI (21/4 - 21/5)
Situata është në përmirësim dhe menjëherë humori juaj do të ketë avantazhe për këtë.
Venera tashmë prej disa ditësh është në indiferencë totale me shenjën tuaj,
ndërsa Marsi është në kontrast të plotë me ju.
Mbulohuni mirë dhe bëni kujdes me shëndetin.
BINJAKËT (22/5 -21/6)
Tani për tani ka të reja dhe gjërat nuk ju pëlqejnë.
Në punë po kaloni një periudhë jo fort të mirë dhe të vakët me rezultate.
Të paktën për atë që i takon shëndetit tuaj nuk mund të qaheni,
gëzoni një formë fizike shumë të kënaqshme.
GAFORRE (22/6 – 22/7)
Hëna hyn në shenjën tuaj duke krijuar sulme në sektorin familjar.
Mos i ikni mundësisë tuaj në punë vetëm,
sepse do t’ju duhet të rrini pak ditë jashtë shtëpisë.
Mbi të gjitha nëse është ftohtë mos neglizhoni dhe mbulohuni mirë.
LUANI (23/7 – 23/8)
Mos u gënjeni nga një çështje në dukje e thjeshtë dhe e privuar nga rreziqet.
Shpesh herë realiteti është shumë i ndryshëm nga sa duket.
Nëse jeni akoma shpirt i vetmuar dhe po kërkoni gjysmën tjetër, bëni mirë të mos nguteni.
Shihni rreth jush po me qetësi.
VIRGJËRESHA (24/8 – 23/9)
Më në fund pak lehtësim, pas një sërë ditësh të rënduara dhe të bezdisshme.
Hëna te Gaforrja prej ju lejon t’i merrni gjërat me qetësi.
Organizoni sa më mirë impenjimet tuaja dhe do të arrini të
jepni vetes mundësi për t’ju kushtuar edhe pak vetes.
PESHORJA (24/9 – 23/10)
Hëna ju kthen krahët duke hyrë në një kuadrat jo të favorshëm për ju.
I keni idetë e qarta për të çuar përpara projektet tuaja.
Serioziteti dhe vullneti juaj do të jenë pikët tuaja më të forta në këtë ditë edhe në dashuri.
Me guxim dhe koherencë do të ndërtoni lumturinë tuaj.
AKREPI (24/10 -22/11)
Më në fund një rreze dielli pas një dite gri. Hëna kthehet duke u kujdesur për ju
dhe duke ju dhuruar ditë më të mira. Sektori i interesave kulturore është ndër më të favorshmit për ju,
ideale për një fund jave që po vjen. Shëndeti paraqitet i mirë.
SHIGJETARI (23/11 – 21/12)
Projektet marrin formën e tyre. Ka shumë për të bërë,
por kënaqësitë që do të merrni njëra pas tjetrës do t’ju bëjnë të harroni lodhjen.
Po jetoni një fazë shumë impenjuese. Vitaliteti, që ju karakterizon mund t’ju
bëjë të mbylleni në vetvete më shumë seç duhet.
BRICJAPI (22/12 – 20/1)
Hëna transferohet në një shenjë uji, duke sjell jo pak probleme.
E vetmja gjë për të cilën ju duhet të bëni durim është puna.
Për të mos humbur kohë mund të rregulloni strategjitë për të ardhmen.
Jeni nervoz dhe për ta larguar këtë ju duhet t’i kushtoheni më shumë relaksit dhe jogës.
UJORI (21/1 – 18/2)
Edhe nëse puna juaj nuk ju kënaq si do të donit, mos u mërzisni.
Përpara se të ikni nga puna gjeni diçka tjetër. Midis uljeve dhe ngritjeve të humorit
marrëdhënia juaj shkon pa probleme. Nganjëherë sekreti i lumturisë është të dini të
vlerësoni edhe gjërat e vogla të jetës.
PESHQIT (19/2 – 20/3)
Hyrja e Hënës në një shenjë miqësore si Ujori për ju do të thotë mbi të gjitha një gjë,
që stuhia ka kaluar. Tregoni guxim dhe vendosmëri dhe shikoni se sa vleni vërtet.
Dedikojini ndonjë vëmendje më shumë relaksit tuaj.
|